fbpx

VIDEO/ I publikoi foto intime 27-vjeçares, moment kur arrestohet personazhi i TikTok

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e arrestimit të personazhit të Tik Tokut, Altin Çoku, 39-vjeçari, i cili shtyu drejt vëtëvrasjes një 27 vjeçare, pasi i publikoi foto intime në rrjetet sociale.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme, ku e reja u hodh nga kati i 4 i pallatit ku jetonte dhe si pasojë e plagëve ndërroi jetë.

Dy ditë më parë në rrjetet sociale 39-vjeçari teksa bisedon me një tjetër personazh të njohur të kësaj platforme tregon si ishte njohur me të renë, e cila sipas tij ishte edhe i ndarë nga burri.

Sipas versionit të Altin Çokut ka qenë vetë vajza e cila ka bërë foton me të, por më pas kjo foto është marrë nga shoku i 39-vjeçarit dhe më pas e ka shpërndarë duke hapur edhe profile false.

“Unë me një shoqen time në hotel me të, bëri foto ajo me mua lakuriq kokën tek gjoksi im. Unë dal tu pi kafe me një shok timin, por unë telefonin e mbaj pa kod. Unë shkoj me banjo të lokalit, ajo goca më ka cuar foto, duke më thënë shiko ca foto kemi bërë në hotel. Ky ka marrë telefonin dhe ka marrë foton dhe ja ka shpërndarë miletit. Cuca e huaj e ndarë me burrë, edhe unë kam bërë debat me gruan time. Gjynah për gocën e huaj, po ajo vetit ja ka bo. Se vetë i ka hëngër bytha me bo foto. Nuk është tu më rrujt k**i për të”, tregon Altin Çoku, i cili thotë se nëse do ta akuzojnë për tradhti “do ti thotë policisë merrni armën e krimit”.

Deshmia e  dajës dhe halles

Ndërkohë në dëshminë e tyre, të afërm të vajzës akuzojnë 39-vjeçarin se është ai autori i vrasjes.

“Mbesa ime ka jetuar në Kosove ka një vajzë të vogël dy vjeçe. Nuk ka pasur probleme me burrin, vetëm disa probleme të vogla familjare.

Nuk kam informacion se çfarë lidhje ka pasur me 39 vjecarin. Nuk di çfarë të them. Kemi qeshur kemi luajtur. Kam ardhur i kam parë gocat, kemi qarë hallet familjare.

Unë akuzoj personin në fjalë që është arrestuar, sepse 100% ai është. Nuk di çfarë të them”, ka thene ai.

I pyetur se kur ka kontaktuar me mbesën për herë të fundit, ai u shpreh: “Ditën e enjte e kam parë për herë të fundit. Kemi dalë, kemi pirë kafe. Nuk ka shfaqur asnjë shenjë. Vetëm thjesht  me tha: O dajë do iki prapë në Kosove. I kam thënë mirë, shko. 

Është e martuar. Ka vajzën dy vjeçe. I shoqi ka ardhur dje. Të hidhesh nga kati i katër për atë plehrë jam i tronditur ”, tha daja i te ndjerës.

Halla tregoi se mbrëmjen e së shtunës (10 shkurt) kur 27-vjeçarja u hodh nga tarraca e katit të katërt kishte qenë në banesë me familjen dhe kishte dalë jashtë të pinte cigare.

“Kanë pasur komunikim me ish-burrin për gocën, Dyshimet janë tek ai dhe shokët e tij. Të zbardhet e vërteta, po e varrosim vajzën pa e ditur të vërtetën.

Bashkëshorti i saj këtu është, nuk është i përfshirë. Ajo ka një vajzë 2-vjeçe, s’do e bënte kurrë këtë. Në motra e vet, vëllai, vajza dhe nëna e vet, ishin të gjithë aty. Doli të pijë një cigare dhe ndodhi ajo, nuk dimë gjë tjetër.

Kishte 1 muaj që kishte ardhur këtu, shkoi duke punuar tek ky mostra. Punonte si pastruese tek shkallët”, tha ajo për mediat.

NGJARJA

Vajza e re 27-vjeçare i dha fund jetës një ditë më parë, duke u hedhur nga ballkoni i shtëpisë ku jetonte me qira.

Policia fillimisht raportoi se e reja ishte rrëzuar nga tarraca e ballkonit, por më pas rezultoi se ngjarja nuk ishte aksidentale, por e nxitur pikërisht nga 39-vjeçari.

Njoftimi i policise: 

I publikoi një foto intime një 27-vjeçareje, e cila për këtë shkak dyshohet se u vetëhodh nga tarraca e katit të katërt dhe për pasojë humbi jetën, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, nisur nga dyshimet e krijuara mbi ngjarjen e ndodhur më datë 10.02.2024, në rrugën “Teuta”, ku u vetëhodh nga tarraca e katit të 4-t, një shtetase, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit:

– A. Ç., 39 vjeç, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Ky shtetas dyshohet se ka publikuar një foto intime të 27-vjeçares, e cila dyshohet se për këtë shkak është vetëhedhur nga tarraca e katit të 4-t dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.