fbpx

Plaku i urtë i Kosovës: Kur Anton Çetta arriti t’i mbledhë gjysmë milionë shqiptarë në një vend

Një fushatë e pazakontë shoqërore e cila filloj si nismë nga disa studentë më 1990, do ta bënte shumë të njohur profesorin e letërsisë dhe mbledhësin e folklorit Anton Çettën, i cili do të mbahet mend për kontributin e madh që dha në pajtimin e gjaqeve mes shqiptarëve, shkruan Gazeta Metro.

#AntonÇeta.Gjatë gjithë historisë tonë, asnjeri nuk arriti të tuboj mbi njëgjysëm milioni njerëz në nje tubim, këtë arriti ta bejë vetëm Anton Çeta ne Kuvendin e VERRAVE TË LLUKËS, në Llukë të Eperme të Komunes së Deçanit.Edhe sot e kësaj dite institucionet e Kosovës nuk gjejnë një vend për ta vendosur shtatoten e këtij kolosi të madh të shqiptarvë.Të themi turp për institucionet tona, është pak.

Posted by Deçani Sot on Sunday, December 17, 2017

Humanisti i madh dhe i urtë, Anton Çetta do të mbahet mend gjithmonë për kontributin e tij të madh që e dha në pajtimin e gjaqeve mes shqiptarëve.

‘Plaku i urtë’, siç i kishte dhënë epitetin populli, kishte arritur të pajtonte me mijëra familje të hasmuara dhe dukuria e keqe e gjakmarrjes pothuajse ishte zhdukur krejtësisht deri kah mesi i viteve ’90, e krejt kjo falë këtij njëri humanist.

Në një video të publikuar së fundi në rrjetet sociale thuhet se Çeta arriti të tubonte mbi një gjysmë milioni njerëz në një tubim, në Kuvendin e famshëm të ‘Verrat e Llukës’, në fshatin Llukë të Epërme të Komunës së Deçanit.

Një histori shumë e bukur në një kohe kur shqiptarët e Kosovës u përfshin në fushatën mbarëpopullore për faljen e gjaqeve dhe pajtimin mes familjeve të hasmëruara.

Ndryshe, sot bëhen 24 vjet që kur vdiq plaku i urtë, Anton Çetta, e në kujtim të tij ne ju kemi sjellur këtë video të rrallë.