fbpx

Përplasen keq Molliqaj dhe Mushkolaj, shkëmbejnë akuza të rënda

Është ashpërsuar debati në mes të Dardan Molliqaj dhe Imer Mushkolajt, të cilët kanë shkërbyer akuza e kundër akuza të rënda.

Gjatë debatit që po zhvillohet në ‘Debat Plus, është ashpërsuar zërat në mes të liderit të PSD’së dhe analistit Imer Mushkolaj.

Moshkolaj i ka thënë Molliqajt se ju nuk keni moral politik të akuzoni Albin Kurti, kur ju keni gjuajtur gazë lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, ndërsa je bashkuar me Ramush Haradinaj në Zgjedhje.

Ndërsa, Molliqaj ka akuzuar Mushkolajn se ke negociuar me AAK’në, duke thënë se nuk ka hy në këtë parti sepse ka pasur probleme me të kaluarën familjare.

Molliqaj ia ka përmendur analistit Mushkolaj kohën kur ka qenë në LDK.

“Ti ke qenë në LDK, a po?

“Unë te forumi rinor i LDK-së kam qenë gjatë shkollës së mesme”, thotë Mushkolaj.

“Ti ke negociu me hi në AAK, por nuk ke hy sepse ke problem me të kaluarën e familjes tënde”, ka thënë Molliqaj.

E këto Mushkolaj i ka quajtur shpifje të ulëta, edhe pse ka pranuar se ka pasur negociata me AAK’në për tu bërë pjesë e saj.

Ndërsa Mushkolaj u akuzua se i janë ofruar 100 mijë euro për tu bërë pjesë e një partie.

“Ti kanë ofru 100 mijë euro për me hi në parti, në momentin që dikush vjen me t’ble, dije që nuk i ke punët mirë, 16 vjet jam në politikë dhe askush s’ka ardhë me m’ble”, ka thënë Molliqaj.