fbpx

Pamja dramatike tregon ushtarin ukrainas duke u përshëndetur me prindërit para se të vdiste në betejë

Një video është rishpërndarë sot në platformën X që nxjerr në pah realitetin e betejës së Ukrainës kundër Rusisë.

Ushtari ukrainas, Sasha shihet duke u përshëndetur me prindërit nga një autobus ndërsa niset për t’u bashkuar shokët në luftë.

Prindërit e përshëndesin dhe buzëqeshin ndërsa autobusi largohet, shkruan skynews.

Ai duket i emocionuar teksa ecte të zinte një vend në ulëset e autobusit.

Benjamin Strick, drejtor i hetimeve në Qendrën për Rezistencën e Informacionit, tha se motra e Sashas e gjeti videon në iCloud-in pasi ai vdiq duke mbrojtur qytetin e Mariupol.

Ndryshe, sot janë bërë dy vite që kur Rusia nisi pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.