fbpx

Pa turp dhe me krenari, këto janë pozitat e shtetit që AAK-ja i katapultoi militantët e saj

Partia e Haradinajt me të ardhur në pushtet arriti që të rehatonte nëpër puna familjarë të deputetëve e zyrtarëve të lartë të kësaj partie, duke filluar nga ndërmarrja “Pastrimi”, që është me mandat për të grumbulluar bërllok, e deri të postet e mira brenda Postelekomit. Edhe ish-kryeshefi i saj, Gent Begolli ishte njeri me pozita të larta në AAK.

AAK-ja arriti që në këtë ndërmarrje ta instaloi kë krye të bordit Besa Shatri-Berishën, që është bashkëshortja e deputetit të kësaj partie Bekë Berisha. Bekë Berisha po ashtu njihet njëri nga zërat që arsyetonte punësimin e militantëve të AAK-së.

Gjatë qeverisjes së AAK-së, në Postelekom janë punësuar 234 persona., një pjesë e mirë e tyre militant të kësaj partie, ose familjarë të ftyrave eminente të partisë dhe punësimet kryesisht ishin me kontrata mbi vepër. Madje edhe kunata e RamushHaradinajt, Vesë Haradinaj ka marrë njërin nga postet kryesore në këtë kompani, atë të Drejtoreshë së Marketingut.

Kurse deputetja e kësaj partie Donika Kadaj-Bujupi ka punësuar burrin. Nënkryetari i AAK-së Muharrem Nitaj ka punësuar djalin. Ministri i infrastrukturës, ka punësuar rejën. Deputetja Teuta Haxhiu ka punësuar djalin.

Zëvendësministri i Infrastrukturës (MI), Idriz Selimaj që dikur ankohej se nuk ka kohë as për drekë gjatë orarit të punës, e kishte punësuar djalin e tij, Demokartin në këtë ministri si zyrtar ekonomik.

Zv/ministri kishte mohuar te ketë pasur ndikim në punësimin e djalit të tij në këtë ministri.

Punësimet me diktat të partisë, në Republikë tashmë janë diçka që nuk i është shmangur asnjë parti. Madje as Vetëvendosje, që pritet që të vijë në pushtet. Ajo që mund të thuhet pa pasur frikë që dikujt i hyhet në hak është që plaçkitja e shtetit me punësimin e armatës së militantëve ka vazhduar, dhe pritet të vazhdojë edhe gjatë