fbpx

Osmani zhvillon takimin e parë, takohet me ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e ShBA-së në Kosovës, Philip Kosnett.

Osmani është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës në seancën e djeshme të thirrur pikërisht për këtë çështje. Ajo mori 65 vota për, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Ajo është bërë gruaja e parë që do të udhëheqë organin legjislativ në Kosovë.

Më parë me Parlamentin e Kosovës kanë udhëhequr Kolë Berisha, Nexhat Daci, Jakup Krasniqi, Isa Mustafa, Kadri Veseli dhe Glauk Konjufca.