fbpx

Opozita në Bjellorusi: Lukashenko po e bën një Kore Veriore në Evropë

Strategjia e Bashkimit Evropian kundër administratës së presidentit të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko nuk ka funksionuar, ka thënë liderja e opozitës në Bjellorusi.

Sviatlana Tsikhanouskaya, e cila po fliste me video të mërkurën në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, tha se qasja e bllokut deri më tani ka dështuar dhe u bëri thirrje eurodeputetëve për të rritur presionin mbi Minskun.

Autoritetet shtetërore në Bjellorusi pretendojnë se devijimi i fluturimit të aeroplanit Ryanair të dielën, ishte për shkak të një alarmi sigurie, por të tjerët besojnë se ishte një mashtrim për të arrestuar gazetarin Roman Protasevich.

“Strategjia e mëparshme e BE-së e pritjes ndaj regjimit në Bjellorusi nuk funksionon,” u tha Tsikhanouskaya eurodeputetëve.

“Qasja e BE-së dhe presioni i ngritur gradualisht kundër regjimit të Lukashenkos nuk ka arritur të ndryshojë sjelljen e tij. Kjo të çon vetëm në një ndjenjë në rritje të mosndëshkimit dhe shtypjes masive”.

“Tani, unë i bëj thirrje Parlamentit Evropian të sigurohet që reagimi i bashkësisë ndërkombëtare të mos jetë i kufizuar në incidentin e fluturimit Ryanair”.

“Përgjigja duhet të adresojë situatën në Bjellorusi në tërësinë e saj ose të gjithë do të përballemi me situata të tilla në të ardhmen ndërsa Lukashenko po e kthen vendin tim në Korenë e Veriut të Evropës: jo-transparente, e paparashikueshme dhe e rrezikshme”, ka thënë Tsikhanouskaya.