fbpx

Njëri prej të dyshuarve për vrasjen e 18-vjeçarit në Podujevë kishte qenë në paraburgim edhe 3 vite më parë

Lulzim Fejzullahu humbi jetën si shkak si sulmit brutal nga dy të mitur, 16 vjeçar, Elton Kadriu dhe Artiol Abdullahu. Të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit. Por njëri prej tyre po del se ka qenë i njohur për organet e drejtësisë, shkruan Insajderi.

Kjo është kuptuar pas një përgjigje të dhënë nga Shërbimi Korrektues i Kosovës. Elton Kadriu ka rënë edhe më parë ndesh me drejtësinë.

Atij i ishte caktuar masa e paraburgimit për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.

Të njëjtit i ishte caktuar Masa Edukuese me dërgim në Institucion Edukativo Korrektues për një periudhë prej dy vitesh, masë të cilën nuk do ta mbante nëse ai shmang veprat penale në tri vitet e ardhshme.

“E.K për veprën: lëndim të rëndë trupor ka qenë në paraburgim nga data 07.12.2021 deri më 28.02.2022 në Qendrën Korrektuese për të Mitur Lipjan, ku të njëjtit i është nderprere masa e paraburgimit dhe i është shqiptuar Masë Edukuese, Dërgim në Institucion Edukativo Korrektues në kohëzgjatje prej dy (2) viteve, e të cilen masë nuk do ta mbante nëse në afat prej tri (3) vitesh nuk do të kryej vepër tjetër penale. Ndërsa, A.A nuk ka qenë asnjëherë i vendosur në institucione korrektuese”, kështu ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues për RTV Dukagjinin.

Ndërkohë, i dyshuari tjetër A.A. nuk ka pasuar ndonjë periudhë në institucione korrektuese më parë, sipas informacioneve nga Shërbimi Korrektues.