fbpx

Naim Miftari i kundërpërgjigjet Sami Lushtakut – flet për Tigrat e Zi dhe ndarjen e Mitrovicës, përmend Thaçin, Veselin e Agim Çekun

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku ka thënë se problemi në veri nuk zgjidhet përmes aksioneve policore por politikisht.

Lushtaku kështu ka deklaruar ditë më parë, kur në veri grupet kriminale serbe janë të armatosura dhe po kërcënojnë vazhdimisht Kosovën.

Në veri këto ditë mund të ketë edhe trazira të rrezikshme për Policinë dhe qytetarët e Kosovës në atë pjesë.

Ndërsa Lushtaku i PDK-së, edhe pse partia e tij ishte për disa vite rresht në pushtet nuk arritën asnjëherë të zgjedhin problemin në veri politikisht.

Madje me urdhër të Hashim Thaçit ishin dërguar njësitë policore në veri, aksion ky i cili rezultoi me vdekjen e heroit Enver Zymberi.

Kosova pritet që nga 1 shtatori të vendos masën e reciprocitetit për Serbinë në targa dhe dokumentet e qarkullimit.

Kjo masë e reciprocitetit ka alarmuar Serbinë dhe serbët në Kosovë, të cilët po përgatitën për konflikt të armatosur.

Në këto rrethana Policia e Kosovës është më e rrezikuar pas qytetarëve shqiptarë që jetojnë në veri.

Ndërsa, Qeveria e Kosovës është në pozitë jo të favorshme përshkak se nuk po ka mundësi që të dërgojë Forcat e Armatosura në veri, mirëpo atje po kujdeset KFOR-i.

Deklaratave të Sami Lushtaku u është kundërpërgjigjur ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai thotë se, politikish çështja e Mitrovicës është zgjedhur në vitin 2000 me Tigrat e Zi, atë kohë kur veriu mbeti nën kthetrat e grupeve kriminale serbe.

Ndërsa Tigrat e Zi, ishin ushtarët e Sami Lushtakut.

“Politikisht e keni zgjedh problemin e Mitrovicës së veriut me 2 shkurt të vitit 2000, me Tigrat e Zi, Tigrat e letrës të Komandant Shpatit..!”, thotë Miftari.

Miftari tregon se çfarë ndodhi në vitin 2000 kur edhe u vranë dhjetëra shqiptar në veri.

“Jo komandant, problemi zgjedhet tu i ndërtuar sikur deri sot shtëpi koloktive. Shokët e juaj për serbët e Kninit shtëpi të paguara nga Serbia dhe Rusia për ta kolonizuar veriun e Kosovës, problemin e veriut e kanë zgjedh Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Agim Çeku me 2 shkurt 2000, kur dy ushtarë tuaj të Drenicës trime, shkrepën nga jugu nga një shkollë në Mitrovicë të jugut dy Zolla në drejtim të veriut, Simonides, pastaj filloi pastrimi etnik i përgaditur ku u zbraz Mitrovica e veriut nga prezenca e shqiptarëve dhe u vranë dhjetëra dhe u ndoqën mbi 15.000 mijë shqiptarë nga shtëpitë dhe banesat e tyre”, thotë Miftari.

Miftari tregon edhe nga kush u ndihmuan serbët që të largojnë shqiptarët nga veriu.

“Shqiptarët u vranë dhe u ndoqën nga serbet të ndihmuar direkt nga KFOR-i francez gjegjësisht nga DGSE Franceze punëdhënësit e Hashim Thaçit të juaj. Me dhunë e konspiracion është marr veriu i Kosovës, me dhunë e konspiracion nëse ka nevojë ka mundësi me rikthy veriun shteti jonë dhe të fillojë zbatimi i ligjit të Kosovës”, përfundon Naim Miftari.