Mrekulli mes rrënojave të tornados në SHBA, dy fëmijët gjenden të gjallë në vaskë

Pas raportimeve të shumta për stuhinë në Kentucky, ku pas shfaqjes së mbi 20 tornado humbën jetën afro 100 persona, ka ndodhur edhe një mrekulli.

https://youtu.be/ELgJZjGpraM

Erërat gjatë shfaqjes së tornadove frynin me mbi 300 kilometra në orë, duke shkulur nga një shtëpi vaskën në tualet, brenda të cilës ishin dy fëmijë.

Familja raportoi zhdukjen e fëmijëve në rajonin ku blloqe të tëra janë bërë shkatërruar nga tornadot e fuqishme, që shkatërruan gjithçka që u dilte përpara.

Në terren kanë dalë shumë ekipe të shpëtimit duke shpresuar se nën rrënoja do të nxjerrin të mbijetuarit, por edhe kufomat e atyre që e pësuan.

Matt Sanderson, sherif për Hopkins County, Kentucky, tha se dy fëmijët ishin të zhdukur dhe u gjetën në një vaskë “jo aty ku ishte shtëpia fillimisht“. “Ata ishin në rregull dhe duket se nuk janë lënduar fare. Ata janë kthyer te nëna e tyre”, tha ai, shkruajnë mediat e huaja.

Pamjet nga terreni shfaqin vetura të dëmtuara, shtëpi të shkatërruara plotësisht, e banorët lokalë janë organizuar për të ndihmuar ekipet e shpëtimit në kërkim të mbijetuarve të mundshëm.