fbpx

Molliqaj: E vërteta e çlirimit të Kosovës është Adem Jashari e jo Ibrahim Rugova

Kreu i PSD-së, Daradan Molliqaj, ndërsa ka folur për çlirimin e vendit, ka thënë se e vërteta e çlirimit të Kosovës është Adem Jashari e jo Ibrahim Rugova.

“Secili e qet ka një tullë në muri, por cila është tulla vendimtare që bën kapërcimin. Puna është cili moment e bën kapërcimin”, ka thënë Molliqaj në TV Dukagjini, shkruan Reporteri.net.

Molliqaj ka folur për “njerëzit e luftës” duke thënë se ata i kanë meritat për lirinë e Kosovës dhe se kjo nuk mund të mohohet.