fbpx

Miratohen 95 miliardë dollarë, SHBA ndihmon Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin, “mbyll” TikTok

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një paketë multi-miliardëshe, që përfshin ndihmën për Ukrainën dhe Izraelin. Me 311 vota pro dhe 112 kundër, paketa për Ukrainën kaloi me shumicë.

“Me votën për ndihmën për paketën e Ukrainës e treguam veten.”, thotë Gerry Connolly, përfaqësues demokrat.

“Për dy vjet ne celebrojmë 250 vjetorin e këtij vendi, të kësaj lirie, të kësaj demokracie, e cila nuk do të kishte ndodhur pa paratë nga Holanda, paratë nga Franca, armët nga Franca, anijes nga Franca”, u shpreh French Hill, përfaqësues republikan.

Paketa prej 95 miliardë dollarësh përfshin ndihmën për Ukrainën, Izraelin dhe rajonin e indo-paqësorit. Pas muajsh rezistencë për këtë paketë në Dhomën e Përfaqësuesve, kryetari Mike Johnson, e vendosi për shqyrtim këtë javë.

“Ne e dimë urgjencën në Ukrainë dhe në Izrael dhe ne do të qëndrojmë pranë Izraelit, aleatit tonë të ngushtë dhe mikut tonë të dashur dhe do të qëndronim për lirinë dhe të sigurohemi që Vladimir Putin të mos marshojë nëpër Europë.”, u shpreh Mike Johnson, kryetar i dhomës së përfaqësuesve.

Kjo lëvizje mund t’i kushtojë Johnson rolin e tij si kryetar me disa konservator që i janë kthyer kundër ndihmës për Ukrainën dhe kërcënojnë ta shkarkojnë.

“Unë nuk e di edhe për sa kohë anëtarët tanë do të tolerojnë kryetarin republikan që ne zgjodhëm për të kaluar axhendën tonë në Dhomën e Përfaqësuesve. Nuk e di për sa kohë njerëzit do ta tolerojnë këtë sepse ai nuk po bën gjë tjetër veçse u shërben demokratëve.”, Marjorie Taylor Greene, përfaqësuese republikane.

Projektligjet do të kombinohen në një amendament dhe do të dërgohet në Senat. Në të përfshihen dhe sanksionet kundër Iranit, por edhe një masë që mund të çojë në mbylljen e TikTok-ut në SHBA.