fbpx

Miratimi i ndihmës për Ukrainën në Kongres në SHBA, reagon për herë të parë Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar pas vendimit të Dhomws sw Përfaqësuesve tw SHBA-së, e cila ka miratuar dërgimin e 60.8 miliardë dollarëve (49 miliardë £) ndihmë për Kievin.

Sipas mediave të huaja, Zelenskyy shkroi në rrjetin social “X” duke thënë se ishte “mirënjohës” për vendimin, i cili tha se “e mban historinë në rrugën e duhur”.

“Demokracia dhe liria do të kenë gjithmonë rëndësi globale dhe kurrë nuk do të dështojnë për sa kohë që Amerika ndihmon për ta mbrojtur atë.

Ligji jetësor i ndihmës i SHBA-së i miratuar sot nga Dhoma e Përfaqësuesve do të pengojë zgjerimin e luftës, do të shpëtojë mijëra e mijëra jetë dhe do të ndihmojë të dy kombet tona të bëhen më të fortë”, tha Zelensky.

Demokratët dhe republikanët u bashkuan së bashku pas muajsh bllokimi mbi mbështetjen e ripërtërirë amerikane për të ndihmuar Ukrainën të shmangë pushtimin rus.