fbpx

Militanti zv/ministër i Kurtit e quan tradhtar Isa Mustafën

Zëvendësministri i Kulturës nga Lëvizja Vetëvendosje, Yll Rugova, nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook, e ka quajtur kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën, tradhtar, shkruan Gazeta Insajderi.

Ai këtë shkrim e bëri pasi kryesia e LDK-së, vendosi që ta inicioi një mocion mosbesimi për Qeverinë Kurti.

Rugova, ka shkruar në Facebook, duke thënë se është aktivizuar parulla e vjetër.

“Prap aktuale parulla: Isa, Hasha, Esat Pasha!”, ka shkruar Rugova.

Përplasja e ashpër e partnerëve të qeveritari, erdhi pasi kryeministri Albin Kurti, shkarkoi sot nga detyra ministrin e Brendshëm Agim Veliun. Aryseja e shkarkimit ishte deklarat pro shpalljes së gjendjes emergjente pas shpërthimit të Koronavirusit në Kosovë, propozim ky që erdhi nga presidenti Thaçi, me të cilin nuk u pajtua kryeministri Kurti.