fbpx

Merr fund vuajtja e vogëlushit/ Alvini arrin në Itali, përqafim mes lotësh dhe emocionesh me babanë e motrat

Alvini rikthehet në shtëpi. Merr fund vuajtja dhe ankthi për vogëlushin shqiptar Alvin Berisha, që mëngjesin e sotëm është bashkuar mes lotësh dhe emocionesh me familjen, babanë dhe dy motrat që po e prisnin në aeroportin e Romës.

Alvin Berisha, djali shqiptar 11-vjeçar i cili kishte mbetur prej 5 vitesh në kampin e refugjatëve në Siri është bashkuar më në fund me familjen e tij në Itali. Ai u transferua atje nga e ëma, e cila dyshohet të ishte radikalizuar dhe humbi jetën. Pas publikimit të rastit në media, autoritetet dhe organizatat humanitare kanë ndërhyrë për rikthimin e tij. Video: Kryqi i Kuq Italian

Posted by Euronews Albania on Friday, November 8, 2019

Lutjet e tyre u dëgjuan edhe Alvini është në krahët e tyre. I ati që më në fund pas shumë kërkimesh dhe lutjeve tashmë do ta ketë pranë i puth duart të birit, ndërsa falenderon autoritetet.

11-vjeçari iu dorëzua familjes nga punonjësit e Kryqit të Kuq dhe Gjysmë Hënës së Kuqe. “Alvin është në Itali! Tani është në krahët e babait dhe motrave së tij! Së shpejti, Presidenti i Kryqit të Kuq do të tregojë detajet e operacionit në një konferencë për shtyp në aeroportin e Fiumiciono” shkruan Kryqi i Kuq Italian.