fbpx

Media serbe: Britanikët armatosin Kosovën, Vuçiq do të kërkojë përgjigje nga Johnson

Britania e Madhe u ka dorëzuar autoriteteve në Prishtinë raketat “Jevelin” dhe “NLAW” të përdorura nga forcat ukrainase në luftën kundër trupave ruse.

Në mes të luftës në Ukrainë dhe tensioneve politike në rajon, Britania e Madhe vendosi t’i hedhë benzinë ​​zjarrit, shkruan gazeta serbe ‘Novosti’.

Siç merr vesh “Novosti”, Londra u ka dorëzuar autoriteteve në Prishtinë raketa “Jevelin” dhe “NLAW”, të cilat forcat ukrainase i përdorin në luftën kundër trupave ruse.

Sipas informacioneve të kësaj medie, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq , në 48 orët e ardhshme do të kërkojë shpjegim zyrtar nga Boris Johnson .