fbpx

Me kalë në malet me dëborë; duktatori Kim Jong-un kopjon Putin, por “dështon” keq

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un është ngjitur me kalë në malin më të lartë të vendit.

Një seri fotografish të publikuara nga agjencia KCNA tregojnë liderin e Koresë së Veriut, duke kalëruar në malin Paektu, të mbushur me dëborë.

Kjo aventurë e Kim Jong-un nuk është e para dhe sipas analistëve gjeste të tilla kanë qenë të njohura dhe i paraprijnë njoftimeve të mëdha.

Mali mban një vend të veçantë në identitetin e vendit dhe njihet si vendlindja e babait të Kim Jong-un.

Më herët, lideri rus Vladimir Putin është fotografuar duke shëtitur maleve me kalë. Por, ndryshe nga Putin që dilte ‘topless’ duke sfiduar temperaturat e ulëta, lideri i Koresë së Veriut shfaqet i veshur me pallto.