fbpx

Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit

Mbi 112 milionë euro është vlera dërgesave të mërgatës që janë sjell në Kosovë gjatë muajit mars 2024, thuhet në statistikat e remitancave dhe institucioneve tjera financiare për këtë periudhë, të publikuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK).

Vlera totale e tyre për tre muaj, sipas vlerësimeve, ka arritur në 284.07 milionë euro.

Sipas raportit, prurjet më të mëdha të remitancave ishin nga institucionet financiare jo-bankare me pjesëmarrje prej 64.46 për qind, pasuar nga kanalet tjera me 23.34 për qind dhe bankat me 15.20 për qind.

Për sa i përket aseteve të kompanive të sigurimit, BQK-ja tregoi se deri në këtë muaj vlera e tyre ishte 314.83 milionë euro, duke shënuar rritje prej 2.11 milionë euro krahasuar me shkurtin.

Ndërsa, asetet e fondeve pensionale kanë arritur vlerën e 2.87 miliardë euro, e cila përfaqëson rritje për 74.14 milionë euro.

Statistikat sipas BQK-së