fbpx

Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik Durakut në vendkalimin kufitar Kroaci-Serbi në Batrovci.

Në lidhje me këtë ka folur mbesa e tij, Qëndresa Sadiku, e cila ka thënë se gjendja e tij nuk është e mirë pasi vuan nga zemra.

“Gjendja e tij është shëndetësore nuk është e mirë pasi vuan prej zemrës dhe i ka tri stenda aktualisht, është me terapi. Kjo është shqetësuese deri më tani se çfarë ka ndodhur, nuk jemi në dijeni dhe si është trajtuar”, u shpreh Qëndresa Sadiku.

Pëndryshe, Duraku është arrestuar nën pretendimet se i njëjti si ish-pjesëtar i UÇK-së, ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe gjatë viteve 1999.

Ministria e Jashtme konfirmon po ashtu raportimet e klankosova.tv, se Duraku ka dalë sot para gjykatës në Beograd, ndërsa dhe të njëjtit tashmë i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.