fbpx

Lutja dëshpëruese e vajzës kurde për Presidentin Trump: Ndaloni luftën!

Një vajzë e re kurde i ka bërë një lutje të përzemërt Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ndërsa konflikti në veri të Sirisë po përshkallëzohet.

Videoja, e cila u shfaq gjatë fundjavës, u mor nga kanali i lajmeve në gjuhën angleze Kurdistan 24 dhe tregon një vajzë të re duke u lutur dëshpërimisht për përfundim të konfliktit.

“Për UNICEF-in, Kombet e Bashkuara, Trump … unë jam një fëmijë i harruar”, tregon vajza e re para kamerës.

“Unë nuk i mbaja armët. Kam zemër të bardhë që ua dhuroj gjithë botës. A do të më dhuroni fëmijërinë time? “, shprehet ajo.