fbpx

Lezhë/ Ra nga tarraca, ndërron jetë pas 12 ditësh 21-vjeçari futbollist

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, 21-vjeçari Klajvert Çuni, i cili pasditen e 23 marsit ka rënë aksidentalisht nga tarraca e biznesit në pronësi të familjarëve të tij në fshatin Torovicë të Lezhës.

Pavarësisht përkujdesjes së bluzave te bardha, i riu i cili ishte futbollist i Akademisë së Shënkollit, nuk mundi t’iu  mbijetojë plagëve të marra në kokë e pjesë të tjera të trupit.

Për vdekjen e të riut futbollist, ka reaguar përmes një mesazhi të ndjerë dhe Akademia e Shënkollit, ku ai ishte pjesë si kapiten skuadre.

“Kësaj radhe nuk ja dole te fitoje  betejen me te rendesishme o Kapiten. Shume beteja ke fituar  duke luftuar ne fushe si një Kapiten i vëtetë, ishe Ai që të donin , Shokët, trajnerët, stafi por dhe të gjithë ato që të njohën nga afër!

Ku ti gjejmë ne fjalët e ngushëllimit për të shprehur mungesën tënde dhe dhimbjen që na shkaktove, jemi lutur me shpirt këto ditë për ty, por si duket Zoti të desht pranë Vetes.

Do na Mungosh shumë Klajvert Çuni.

Pushofsh në Paqe Kampion”