Le Figaro: “Erdogan pushtuesi” – Tani fillon lufta për pasuritë e Mesdheut Lindor

Në lajmin e saj me titull “Erdogan Pustuesi” gazeta e ngjason Erdoganin me (Perandorin Osman) Sulltan Mehmetin II dhe thotë se Erdoani dëshiron të projektojë fuqinë e vjetër perandorake përtej kufijve të saj, si në kohën e Mehmetit II, dhe t’i kthejë krenarinë Turqisë.

Pasi e kishte shndërruar bazilikën e vjetër bizantine të Shën Sofisë në një xhami, më 10 korrik, “Erdogan pushtuesi” përsëri i bëri thirrje Historisë për të justifikuar një kthesë në politikën e tij rajonale duke miratuar fundin e “zero problemeve me fqinjët” .

Hartën në Mesdhe Erdoani e ka rivizatuar me kryeministrin libian Fayez Al-Sarraj, i cili pasi  u detyrua të merrej vesh me Turqinë, pretendon gazeta.

“Sipas Rexhep Tajip Erdoanit, bashkëpunimi i ri ushtarak dhe energjetik (me qeverinë libiane) do të hëdhë poshtë Traktatin e Sevrës (1920), i cili shkatërroi Perandorinë Osmane pas Luftës së Parë Botërore”, thuhet në vijim të lajmit.

Çështja e kufijve detarë në Mesdhe i ka tensionuar për dekada marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Greqisë. Erdogani ka dhënë urdhër për bërjen e shpimeve në zonat detare që ndodhen afër Qipros greke dhe ishullit Kastellorizo.

“Lufta për pasuritë e Mesdheut Lindor tani po fillon”, bën komentin «Le Figaro».