fbpx

Lavrov i kthehet Kosovës: Mbështetja i jepet popullit të Shqipërisë, por jo popullit të Krimesë

Nuk ka pasur referendum në Kosovë. Mbështetja i jepet popullit të Shqipërisë, por jo popullit të Krimesë.

Ky ishte referimi më i fundit i kryediplomatit rus Sergei Lavrov për situatën në Ukrainë.

https://www.youtube.com/watch?v=PmqKGewaOHg&ab_channel=Reuters

“Perëndimi heshti, dhe punoi kundër interesave ruse. Këtë ka bërë dhe me referendumin në Krime”, kujtoi Lavrov.

Ministri rus solli në vëmendje bombardimet e Jugosllavisë nga NATO.

“Kur autoritetet lokale shpallën pavarësinë në Kosovë, i gjithë Perëndimi, thuajse i gjithë, e përgëzuan dhe e mbështetën si një manifestim të demokracisë dhe lirisë së zgjedhjes”, shtoi Lavrov.

Kryediplomati rus pyet se përse duhet shqiptarët të lejohen që ta bëjnë këtë gjë dhe jo qytetarët e Krimesë.

“Shqiptarët u lejuan, u nxitën, u promovuan”, tha më tej zyrtari rus.

Një vend si Britania, sipas tij, ka qenë gjithmonë për të ndaluar vendet e mëdha në Ballkan, ndaj me këtë qëllim ndodhi dhe ndaj Federatës Ruse.

“Ky është një sulm ndaj Rusisë. Është një sulm ndaj gjuhës ruse, kulturës ruse, fesë ruse”, theksoi Lavrov.