fbpx

Latifi: Operacioni u organizua dhe zbatua nga BIA serbe, nga shefi i saj Vulin

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka folur lidhur me ngjarjet e sotme në veri të vendit, ku në orët e para të mëngjesit u sulmua Policia e Kosovës dhe u vra polici Afrim Bunjaku.

Latifi ka thënë se ky operacion u organizua dhe zbatua nga BIA serbe, saktësisht Drejtori i saj, Aleksandër Vulin.

Sipas tij, ai e ka bërë këtë në një lloj revanshi meqë Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kërkojnë shkarkimin e tij.

“Krejt ky operacion është i organizuar, është i drejtuar dhe i zbatuar drejtpërdrejtë nga BIA serbe, konkretisht nga Shefi i BIA’s serbe, i cili është është në presion të jashtëzakonshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta shkarkuar. Tash informatat janë se ShBA’ja është duke i bërë presion të jashtëzakonshëm Vuçiqit që ta se duhesh me heq. Mendoj që ai në një lloj revanshi apo nervoze, ka urdhëruar njësitë e tij, komandën që e ka nën kontroll me kry ndonjë operacion”, ka deklaruar Latifi në Pressing të T7.