fbpx

Lajmërohet Putini: Rebelimi i Wagner do të shtypej gjithsesi

Vladimir Putin iu drejtua popullit rus me një fjalim televiziv, në reagimin e tij të parë pas rebelimit të grupit Wagner.

Presidenti rus theksoi se ishin marrë të gjitha masat për neutralizimin e kërcënimit që në nisje.

“Rebelimi do të shtypej gjithsesi dhe organizatorët e kuptuar që veprimet e tyre ishin kriminale”, theksoi Putin, i cili shtoi se ata që nisën rebelimin donin që Rusia të humbte dhe “shoqëria jonë të mbytej në gjak, por i bënë llogaritë gabim”.

Gjithashtu, Putin falenderoi ushtarët dhe komandantët e Wagner që nuk vranë asnjë rus. Presidenti i Rusisë u tha atyre se mund të firmosnin një kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes ose të shkonin në Bjellorusi.

Më tej, në fjalimin e tij Putin nënvizoi se Perëndimi dhe Ukraina donin që rusët të vrisnin njëri-tjetrin.

https://vk.com/video-40316705_456409775