‘La Stampa’: Erdogani ka dërguar në Tripoli 300 xhihadistë, më 7 janar i hapet rruga ushtrisë

Sipas gazetës italiane ‘La Stampa’, Ankaraja zyrtare ka dërguar në Tripoli 300 xhihadistë sirianë për t’u përballur me përparimin e Khalifa Haftar forcat e të cilit, të mbështetur nga Emiratet dhe mercenarët rusë, vazhdojnë të bombardojnë kryeqytetin dhe perëndimin Libanit duke shënjestruar civilë dhe disa impiante nafte.

Ajo që po karakterizon konfliktin në Libi është tani përshkallëzimi i luftimeve, ku disa vende të huaja janë gjithnjë e më shumë protagonistët.

Turqia, e cila pasi parashikoi votimin e parlamentit në 7 janar për dërgimin e ushtarëve turq në mbështetje të Tripolit, ka ecur përpara me veprime duke dërguar një grup të madh luftëtarësh xhihadistë nga Siria. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se 300 luftëtarë janë transferuar në Libi nga territori sirian i kontrolluar nga Turqia. Sipas tyre, shumica vijnë nga lëvizja “Hazm”, një ish-fraksion i armatosur Sirian. Luftëtarëve, shton Observatori, iu ofrohet një pagë prej rreth 2,000 dollarë në muaj.

Ata kanë mbërritur në Tripoli me aeroplanë të vënë në dispozicion nga Ankaraja siç edhe konfirmohet nga intensifikimi i trafikut ajror midis Turqisë dhe Libisë.

Por kjo nuk është e gjitha sepse sipas Observatorit, Turqia ka ngritur edhe qendra rekrutimi për luftëtarët në veriperëndim të Sirisë, në zonat nën kontrollin e fraksioneve besnike të Ankarasë. Po sipas Observatorit numri i xhihadistëve të grumbuluar deri tani është rreth 1000.

Zëdhënësi i Forcave Demokratike Siriane (aleati amerikan në luftën kundër ISIS), se qindra luftëtarë të të ashtuquajturit Fronti al-Nusra (që konsiderohej prej kohësh dega siriane e al Qaeda), dhe trupa nga Ushtria e Lirë Siriane, një fraksion më i moderuar, janë transferuar në Libi.

Zëdhënësi tha gjithashtu se “Disa militantë të Ushtrisë së Lirë Siriane nuk e kanë pranuar ofertën” duke pritur të kuptojnë se çfarë përgjigje do të vijnë nga Italia dhe Europa dhe se kanalet diplomatike mbeten aktive.

Vetë Rexhep Tajip Erdogan pati një bisedë telefonike me kancelaren Angela Merkel për Libinë dhe Sirinë.