fbpx

Kurti i kundërpërgjigjet Limajt: Unë nuk shkoj në Bruksel me 10-12 burra

Kryeministri i vendit Albin Kurti, iu është kundërpërgjigjur  deklaratave të kreut të Nismës Fatmir Limaj, në lidhje me atë se duhet punë e jo vetëm fjalë nga ana e Kurtit, duke ja përmendur vendimet që deri më tani ka marrë qeveria nën drejtimin e tij.

“Së pari të gjithë jeni dëshmitar se vendimet e qeverisë nuk kanë të bëjnë me Serbinë asnjëra. Nuk e kemi Serbinë në programe, e as në pikat e ditës së agjendave tona. Unë  kam marrë detyrën por unë nuk shkoj me 10-12 burra në Bruksel. Unë vetëm popullit ju përgjigjem i dëgjoj të gjithë miqtë por në fund qeveria është e këtij vendi dhe i përgjigjet këtij populli prej të cilit buron e jo dikujt tjetër”, tha Kurti.

Ai tutje shpjegoi edhe për vendimin e tij që në disa faza do të bëhet heqja e taksës, duke thënë tutje se ai si kryeministër do të merret edhe me doganën edhe me ATK-në.

Ai tutje ka shtuar se është në pritje të një takimi me presidentin Thaçi, i cili derisa ai ishte në fazën për tu bërë kryeministër, i kishte dërguar letra nga dy herë, por se tani nuk po i përgjigjet letrave të Kurtit për takim.

“Unë jam për diskutime të hapura, dhe po pres që të vinte, tash po ikë, Thaçi, pra unë besoj që si kryeministër duhet të vijë në takim presidentin. Derisa u bana kryeministër më shkruante nga 2 letra. I kam shkruar edhe letër kryetarit të PDK-së dhe AAK-së. Unë nuk ju vijë deputetëve me polici, këtu jemi edhe për pajtimet edhe për mos pajtime”, ka theksuar Kurti