fbpx

Krimi në Pejë, Kryeprokurori Kurmehaj: Dyshimet e para janë se rasti ka ndodhur në banese, çifti i kanë tre fëmijë

Kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj është deklaruar rreth rastit të vrasjes së rëndë të një gruaje në Pejë. Ai tha për Gazetën Express se lidhur me rastin është arrestuar një person e që dyshohet se është bashkëshorti i viktimës.

Tutje Kurmehaj konfirmoi se rasti ka ndodhur në një banesë, teksa shtoi se  çifti kishin tre fëmijë.

“Dyshimet e para janë që rasti ka ndodhur në një banesë në Pejë dhe se dorasi është bashkëshorti. Ai është arrestuar dhe është intervistuar në stacionin policor. Jemi duke I konfirmuar të gjitha hetimet dhe më vonë do të dalim me informacione zyrtare. Ajo çfarë dimë deri më tani është se çifti I kanë tre fëmijë, ndërsa se a kanë qenë vetëm në banesë apo si do të konfirmojmë më vonë pasi të jenë kryer të gjitha hetimet”, tha ai për Express.

Edmond Lajqi dyshohet se vrau gruan e tij sot në Pejë. E tërë ngjarja sipas policisë dhe prokurorisë ndodhi midis qytetit të Pejës. Lajqi u arrestua e sipas raportimeve të para ishte vet ai që lajmëroi Policinë se e ka kryer këtë krim. “E vrava gruan”, raportohet të ketë thënë ai para organeve të rendit.

E ky po del që nuk ishte rasti I parë që Lajqi dhe gruaja që u vra sot, Gjyljeta Ukelli patën probleme.

Lajqi në vitin 2021 sipas raportimeve, ishte dënuar me 400 euro gjobë për dhunë në familje.

Rasti I rëndë I vrasjes që tronditi sot Pejën, ka ndodhur në orën 08:15 të mëngjesit në banesën e çiftit në mes të qytetit të Pejës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka konfirmuar për Express, se vdekja e gruas është konstatuar në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq, i dyshuari që është bashkëshorti i viktimës është arrestuar dhe është dërguar në stacion plicor.

“Sot rreth orës 08:15, Policia është informuar se në rrugën Bill Clinton në Pejë, ka ndodhur një rast, Policia menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilet kanë konstatuar vdekjen e viktimës ( femër), i dyshuari këtij rasti është arrestuar dhe ndodhet ne objektet e Stacionit Policor në Pejë”, ka thënë ai.

Për këtë rast, për Express janë deklaruar edhe nga Prokuroria Themelore e Pejës.

Zëdhënësi i kësaj prokurorie Shkodran Nikçi tha për gazetën se është sekuestruar edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer krimi.

“Kryeprokurorit dhje Prokurori i krimeve të rënda së bashku me të gjitha njësitet policore relevante janë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se bashkëshorti e ka vrarë gruan e tij. I dyshuari është arrestuar dhe i është sekuestruar arma, ndërsa në vendin e ngjarjes janë duke u kryer të gjitha hetimet e nevojshme. Jemi në pritje të ekipit të mjekësisë ligjore për të marrë trupin e pajetë”, ka thënë Nikçi për Express.