fbpx

Krasniqi: Qeveria Rama në mesin e armiqve që kanë rrethuar Kosovën

Profesori universitar, Milazim Krasniqi komentoi në facebook qasjen e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama ndaj Kosovës.

Ai tha se Qeveria e Edi Ramës është e spastruar nga idetë kombëtare dhe si e tillë është vazhdimësi e kohës së Enver Hoxhës, kur kishte vëllezëri me Jugosllavinë.

“Qeveria e Edi Ramës është e spastruar nga idetë kombëtare. Në të vërtetë, qeveria e Edi Ramës është në kontinuitet me qeveritë e periudhës hoxhiste, kur ka pasur periudha të vëllazërisë me jugosllavët, në dëm të shqiptarëve, që ishin të okupuar nga Jugosllavia”, shprehe Krasniqi.

Sipas tij, qeveria e Edi Ramës ndjek përmbushjen e interesave të oligarkëve, e jo të kombit shqiptar.

“Nga ai pozicion, kryeministrit aktual të Shqipërisë Kosova i duket primitive, nacionaliste, antieuropiane. Ndërkaq, e vërteta është se Kosova po lufton ende për mbijetesë si shtet, në një rrethim armiqësor, ku tashmë participon edhe qeveria e Edi Ramës. Pra, qeveria, jo Shqipëria”, përfundon ai.