fbpx

Kina përballë perëndimit, Jinping paralajmëron fuqitë e huaja për përpjekjet për ndikim

Presidenti i Kinës Xi Jinping paralajmëron fuqitë e huaja të mos përpiqen të ndikojnë në shtetin komunist. Gjatë fjalimit që shënon njëqindvjetorin e Partisë Komuniste, Jinping nënvizoi se Pekini nuk do të lejojë “predikim të shenjtë”.

Marrëdhëniet midis Perëndimit dhe Kinës janë përkeqësuar kohët e fundit, për shkak të tregtisë, spiunazhit dhe pandemisë.

Projekti global i Kinës, “Një brez një rrugë” ka ngjallur shqetësime në Perëndim, pasi po vlerësohet si një projekt i shtrirjes së ndikimit kinez në botë. Shumë vende kanë marrë kredi nga Kina për projekte infrastrukturore dhe tanimë e kanë të vështirë kthimin e tyre.

I tillë është rasti me Malin e Zi, i cili ka marrë një kredi për financimin e një autostrade e po kërkon ndihmë nga Bashkimi Evropian. Në samitin e G7-ës të mbajtur në mesin e muajit qershor, liderët miratuan një plan për të rivalizuar planin kinez.