Khamenei për Shqipërinë: Një vend i vogël europian dhe shumë i mbrapshtë ka bërë komplot me SHBA dhe tradhtarët e MEK kundër Iranit

Udhëheqësi suprem i Iranit Ali Khamenei ka kritikuar Shqipërinë.

Kryefjalë e fjalimit të tij ishin akuzat dhe paralajmërimet ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës por dhe ndaj vendeve të tjera aleate të saj.

Ali Khamenei duke folur për Shqipërinë, edhe pse nuk e përmendi me emër, tha:

“Një vend i vogël europian, shumë i vogël dhe shumë i mbrapshtë ka bërë komplot me SHBA dhe tradhëtarët e MEK kundër Iranit”.

Khamenei tha gjithashtu se tradhëtarët e shtetit të ardhur nga jashtë organizuan protesta në Iran dhe kishin për qëllim sabotimin e Republikës.