Kështu i vëjnë flakën tankut rus disa të rinj ukrainas

Është dita e psetë që agresioni Rus po sulmon Ukrainën, ndërsa atje janë mobilizuar shumë qytetar të thjeshtë në krah të ushtrisë së tyre që t’i bërë ballë rusëve.

Në një video të shpërndarë në Twitter mund të shihni se si qytetar të thjeshtë ukrainas hedhin kotej molitovi mbi tanket ruse.

Duhet theksuar se ishte presidenti Zelensky që i bëri thirrje të gjithë popullit të Ukrainës që të mobilizohet me armë e të përgatisin koktej molotovi për t’i përdorur kundër agresorit rus, transmeton Gazeta Metro.

Populli i Ukrainës e ka marrë seriozisht luftën dhe është mobilizuar në shkallë të gjerë për t’i bërë ballë pushtuesve rusë.