fbpx

Jeruzalem: Momenti kur një palestinez sulmon me thikë një izrealit, vritet nga policia

Një i ri izraelit u godit me thikë në Jerusalem të shtunën pasdite, në atë që autoritetet thanë se ishte një sulm i dyshuar terrorist.

Izrealiti, rreth 20 vjeç, u plagos  rëndë në sulmin me thikeë pranë Portës së Damaskut të Qytetit të Vjetër.

Policia tha se sulmuesi i dyshuar më pas tentoi të godiste me thikë një polic. Ai u qëllua dhe u vra nga forcat e sigurisë në vendngjarje.

Mjekët e ndihmës e dërguan viktimën me thikë në Qendrën Mjekësore Shaare Zedek. Sipas faqes së lajmeve Ynet, ai kishte pësuar një plagë me thikë në qafë.

Një video nga vendi i ngjarjes tregon policët e kufirit duke qëlluar disa herë në drejtim të sulmuesit të dyshuar, ndërsa ai ishte i shtrirë në tokë.