fbpx

Izraeli pranon vrasjen e 8 anëtarëve të familjes në Gaza: Ne menduam që shtëpia ishte e zbrazët

Ushtria izraelite të enjten pranoi se ka bërë një gabim në shënjestrimin e një ndërtese në qytetin e Gazës të mërkurën, e cila çoi në vrasjen e tetë anëtarëve të së njëjtës familje,

Duke cituar një zëdhënës të ushtrisë izraelite, e përditshmja Haaretz raportoi se: “ushtria vlerësoi se ndërtesa në lagjen Deir al-Balah ishte e zbrazët”.

Zëdhënësi tha se ushtria është duke hetuar sulmin ajror që ndodhi disa orë para se armëpushimi të hynte në fuqi të enjten në mëngjes.

Pas sulmit ajror, zëdhënësi i ushtrisë izraelite Avichay Adraee theksoi se sulmi kishte në objektiv Rasmi Asoarka, një figurë e shquar e Xhihadit Islamik.