fbpx

Ish-presidenti serb i ashpër me Vuçiqin pas ndaljes së Trajkoviqit: I neveritshëm abuzimi me institucionet

Ish-Presidenti serb, Boris Tadiq, thotë se pushteti i Aleksandër Vuçiqit po përdor institucionet e shtetit për ndaj kundërshtarëve të tij politikë.

Që nga mbrëmë, politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq, është ndaluar në pikën kufitare në Merdare dhe nuk po lejohet nga policia serbe të kalojë në Serbi.

Ish-Presidenti Tadiq e ka quajtur të paligjshëm ndalimin e Trajkoviqit, që është kundërshtare e pushtetit në Serbi.

“Ndalimi i paligjshëm i Rada Trajkioviqit në pikën administrative është një akt i egër dhe i neveritshëm abuzimi i institucioneve shtetërore ndaj kundërshtarëve politikë”, ka shkruar Tadiq.

Ai ka kërkuar lirim të menjëhershëm të Trajkoviqit, ndërsa thotë se regjimi i Vuciqit po shkel Kushtetutën dhe shtetin.

Trajkoviq, që është këshilltare e ministrit të Kosovës për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiqit, ka njoftuar se është ndaluar dy herë brenda 24 orëve të fundit nga policia kufitare serbe. Fillimisht ajo nuk u lejua të kalonte për të hyrë në Kosovë. Pas disa orëve, kur ajo deshi të kthehej në Serbi është ndaluar sërish dhe prej mbrëmjes së të enjtës po mbahet në pikën kufitare.

Politikania serbe thotë se nuk i është dhënë asnjë shpjegim nga zyrtarët që e kanë ndalur e as nuk është marrë në pyetje për ndonjë dyshim