fbpx

Ilaz Bylykbashi publikon fotografinë e rrallë: Fehmi Lladrovci para gjyqit serb në vitin 1984

Fotografi Ilaz Bylykbashki ka publikuar një fotografi të pa parë më herët të Fehmi Lladrovcit, njërit prej figurave kyçe të organizimit dhe ngritjes së Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës, i cili u vra në luftime kundër forcave serbe 24 vjet më parë, shkruan Gazeta Express.

Fehmiu, bashkë me gruan e tij, Xhevën ranë bashkë dëshmorë më 22 shtator 1998 pas luftimeve disaorëshe me forcat serbe në Gradinë.

Ilaz Bylykbashi ka publikuar një fotografi të Fehmi Lladrovcit para gjyqit në vitin 1984.

“Për mos me u harrue: Fehmi Lladrovci i akuzuar për veprimtarinë e tij atdhetare!”, ka shkruar fotografi.

Për shkak të veprimtarisë politike, Fehmi Lladrovci ishte burgosur nga forcat policore serbe në fillim të shtatorit të vitit 1985 dhe ishte dënuar me 10 vjet burgim. Dënimin e kishte vuajtur fillimisht në burgun hetues të Prishtinës dhe më pas në atë të Gjilanit.