I shokuar për vrasjen e të atit, djali i biznesmenit shqiptar aksidentohet rrugës për në vendngjarje

Biznesmeni 55-vjeçar Rakip Rroli i njohur ndryshe si Pilot Rroli u ekzekutua mëngjesin e sotëm me breshëri kallashnikovi, nga persona të paidentifikuar.

Lajmi për vdekjen e të atit ka tronditur djalin e tij, i cili sapo ka marrë vesh ngjarjen ka pësuar aksident në rrugë.

Mësohet se për shkak të shpejtësisë së lartë dhe laghështirës në rrugë, djali I Rrolit është përplasur me një shtyllë. Ende nuk bëhet me dije gjendje e tij shëndetësore.