fbpx

I riu nga Peja brenda javës aksidentohet tri herë, së fundi përplaset në xhami

Një vetaksident ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së hënës në qendër të Pejës. Vetura me tre pasagjerë ka goditur xhaminë. Dy nga tre të lënduarit janë liruar për në shtëpi.

Erdhi për të falur namazin e drekës. Por kur pa xhaminë në këtë gjendje, u përfshi nga emocionet.

Si një nga banorët më të vjetër të kësaj lagjeje, Halil Kasapolli thotë se e përjetoi rëndë ndodhinë, pasi e tërë familja kanë kryer rituale fetare në këtë xhami.

E në këtë gjendje xhamia erdhi për shkak të një vetaksidenti në orët e hershme të mëngjesit të së hënës.

Në ndihmë të tyre dolën banorët e lagjes të cilët i ndihmuan për të dal nga vetura.