Hillary Clinton: Trumpi është një kërcënim për Shtetet e Bashkuara

Ish- sekretarja amerikane e Shtetit dhe rivalja e presidentit Trump në zgjedhjet presidenciale, Hillary Clinton, ka sulmuar ashpër kreun e Shtëpisë së Bardhë pas zhvillimeve të fundit me çështjen e Ukrainës.

“Donald Trumpi është qartësisht një rrezik, një kërcënim për Shtetet e Bashkuara”, kështu u shpreh Hillary Clinton gjatë një interviste për CBS.

Ish- sekretarja e Shtetit e përkufizon presidentin “si një tornado njerëzore të korruptuar”. “Nuk ka rëndësi nëse je demokrat apo republikan, kur një president që është betuar për të mbrojtur Kushtetutën, përdor pozitën e tij për të shfrytëzuar një qeveri të huaj për motivet e tij politike”, shprehet Clinton.

Hillary u referohet kontrakteve midis presidentit ukrainas dhe Trumpit, i cili i kërkoi Zelenskit të kontaktonte me ministrin e Drejtësisë në SHBA, William Barri për të diskutuar hapjen e një hetimi të mundshëm për korrupsion për Joe Biden dhe djalin e tij. Për Hillary Clinton, Donald Trumpi ka tradhtuar vendin dhe është një realitet i vështirë për të cilin duhet ndërhyrë.