fbpx

Harry Kane i ndërpritet intervista nga tifozët e Arsenalit, ata e thumbojnë keq duke e përmendur Granit Xhakën

Tifozët e Arsenalit nuk e harrojnë lehtë rivalin e tyre më të madh lokal Tottenham Hotspur, edhe në momentet kur nuk kanë përballje direkte me ta.

Arsenal dhe Bayern Munich janë përballur në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke luajtur baras 2-2, derisa Kane shënoi një nga golat për bavarezët.

Harry Kane është legjendë dhe ish-kapiten i Tottenham Hotspur dhe normalisht nuk kanë munguar thumbimet nga tifozët e Arsenalit.

Pas ndeshjes, 30-vjeçari u ndal për një intervistë në fushë, por tifozët e Arsenal nuk e harruan rivalin e tyre të vjetër.

Ata e thumbuan Kane në lidhje me faktin se skuadra e tij këtë sezon nuk do ta fitojë Bundesligën, ndërsa nisën të këndonin në kor se kryesuesi i kampionatit është Granit Xhaka, ish-lojtari i tyre sezonin e shkuar.

“Granit Xhaka është në krye të kampionatit”, këndonin tifozët e Arsenalit, derisa Kane e ndali intervistën dhe buzëqeshi nga këngët e tifozëve londinez.

Video në fjalë kur tifozët e Arsenalit kanë kënduar për Granit Xhakën është bërë virale në rrjetet sociale