Haradinaj për takimin e Sveçles me Gjuriqin: U pa duke nejt për qejfi, e neve na kanë shitur moral

Ulja në një tavolinë e anëtarit të kryesisë së VV-së, Xhelal Sveçla me drejtorin e të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, javë më parë, ngjalli reagime të shumta nga zyrtarë të partive të ndryshme, analistë, por jo vetëm.

Kritika për takimin në fjalë ka adresuar edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se VV-ja dikur ka shitur moral për takime të njëjta.

“Na kanë shit moral, sa i përket uljes me serbë, dhe u pa Sveçla për qejfi tuj nejt me Gjuriqin. Nuk ndodh kurr në jetë me u ul në tavolinë me dike pa e ditur”, tha Haradinaj.

I pyetur se në takim ka qenë edhe një zyrtarë i partisë së tij, Haradinaj deklaroi se “na s’kem shit moral të rrem”.