fbpx

Hapet pas 4 ditësh automjeti në oborrin e stacionit policor, gjendet armë, municion e shufër metalike

Në automjetin e braktisur gjendet armë dhe elemente të dyshimta kriminale.

Prizren, 08 dhjetor 2021

Me datë 04 tetor 2021, në rrugën “Saranda”-Prizren, policia kishte pranuar informacion për një automjet të dyshimtë i cili gjendej në lagjen “Ortakoll”. Njësitë policorë duke vepruar menjëherë gjeten se automjeti ishte i braktisur dhe mbante targa të falsifikuara, pasi nuk i kishte të njëjta.

Në lidhje më këtë, në vendin e ngjarjes kishin dalë hetuesit dhe njësia e forenzikës, mirëpo pasi automjeti ishte i mbyllur, por duke pasur dyshime se mund të jetë i involvuar në ndonjë vepër penale i njëjti u sekuestrua përkohësisht.

Pasi policia informoj prokuronin në lidhje me ngjarjen, sot me datë 08 dhjetor 2021, pas pranimit të urdhëresës për kontrolle nga prokurori i Shtetit, pasi deri më tani nuk ishte paraqitur pronari apo poseduesit e këtij automjeti, në brendësi të tij policia gjeti elemente të dyshimta qe mund të jenë përdorur ne raste kriminale si:

1 -pushkë automatike AK47, dhe një karikator

13- fishek kalibër i panjohur,

1-maskë e zezë,

2-targa me numër të ndryshme të automjetit

1-shufër metalike

Disa elemente si boca plastike të zbrazëta,

Rroba sportive etj.

Gjatë kontrollit të automjetit WV Pasat policia gjeti elemente të dyshimta, ku dyshohet se kishte ndërhyrje në automjet në disa pjesë për çka hetuesit do të zhvillojnë hetime të mëtutjeshme.

Për të gjitha këto u informua prokuroi i Shtetit, i cili udhëzoj që rasti të hetohet për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe municionit”.

Rasti është nën hetime, policia po punon për identifikim e personit apo personave të dyshimtë për braktisje të automjetit me gjetjen e elementeve kriminale.