fbpx

Hapen dyert pas luftës civile, arratisje masive nga burgu

Me qindra të burgosur janë arratisur nga burgjet pas luftës civile në Sudan. Një video është bërë virale nga momentet e arratisjes nga burgu kryesor në kryeqytetin e Khartoum-it.

Pamjet tregojnë momentin kur të burgosurit vrapojnë nëpër korridoret e burgut me brohoritje, ndërsa grupet vijojnë luftën e ashpër në rrugët e kryeqytetit. Një javë më parë, në burgun famëkeq të Koberit në Sudan u zhvilluan protesta për liri, ndërsa tashmë të gjithë janë arratisur.

Ndërkohë, porti i Sudanit duket se është shpresa e fundit për mijëra njerëz që po mundohen t’i shpëtojnë luftës. Mes krizës së rëndë humanitare dhe përpjekjeve për t’i mbijetuar asaj që dukshëm është kriza më e rëndë në Sudan në gati 1 dekadë, porti është tejmbushur me gra, fëmijë, të rinj e të moshuar që kërkojnë një vend në anije, për t’u larguar një orë e më parë.

Për të tretën herë, mes palëve u shty edhe 72 orë armëpushimi. Luftimet e armatosura kanë nisur që prej 15 prillit dhe nga ajo ditë, vështirë se është respektuar.