fbpx

Grenell kritikon ashpër Bidenin pasi nuk e ftoi Kosovën në “Samitin e Demokracisë”

Ish-emisari i Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas mos-ftesës së presidentit Biden për Kosovën dhe Serbinë në Samitin e Demokracive që mbahet në dhjetor në SHBA.

Grenell në një postim në Twitter ka thënë se Biden po përbuz Kosovën dhe Serbinë.

Siç është shprehur Grenell, Biden po vazhdon të luajë lojëra politike në rajon, teksa sipas tij këtë nuk e bënte paraardhësi i Biden, Donald Trump.

Postimi i plotë i Grenell:

Biden përbuz Kosovën dhe Serbinë. Ai i rikthehet të luajturit politikë në rajon. Trump kujdeset thellë për njerëzit e Ballkanit.

Ai hodhi poshtë lojërat e politikanëve të 20 viteve të fundit dhe në vend të kësaj nxiti krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik. Punë jo politikë!.