fbpx

Gjykata dënon me tri vite burg të pandehurin për vjedhjen e kasafortës në xhami

Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar me 3 vjet burgim të dyshuarin për vjedhje në xhami.

I akuzuari N.H., dyshohet se me datë 24 janar 2020, në orët e mesnatës në Prizren, duke shfrytëzuar momentin kur në xhami nuk ishte askush, dëmton derën e hyrjes ku brenda e hap me forcë kasafortën dhe i merr paratë që gjendeshin në të.

“Me datë 24 janar 2020, në orët e mesnatës në Prizren, i pandehuri N.H., me qëllim që vetes ti sjell dobi pasurore e të kundërligjshme, tjetrit i ‘a merr pasurinë e luajtshme, në atë mënyrë që i pandehuri nga ndërtesa fetare – xhami, duke shfrytëzuar momentin e përshtatshëm kur në objekt nuk ishte askush, me një mjet të përshtatshëm për të kryer veprën penale, e dëmton derën e hyrjes, hyn brenda dhe me forcë hap kasafortën dhe nga ata merr para, dhe pastaj largohet nga vendi i ngjarjes pa u vërejtur nga askush, me ç ‘rast te të dëmtuarit shkakton dëm material”, thuhet në njoftimin e gjykatës, transmeton lajmi.net.

Për veprën penale, Gjykata e ka dënuar të pandehurin N.H., me burgim në kohëzgjatje prej 3 viteve.

Palët kanë të drejtë që kundër këtij aktgjykimi të paraqesin ankesë në Gjykatën e Apelit.