fbpx

Gjendet teatri i humbur i perandorit Neron, arkeologët zbulojnë vendin e ndërtuar nga tirani

Perandori romak Neron përshkruhet në histori si një tiran i cili vrau dy nga gratë e tij. Mendohej gjithashtu se kishte praktikuar të kënduarit dhe recitonte poezi para publikut në një teatër privat që përmendet në tekstet e lashta, por që nuk ishte gjetur kurrë.

Tani arkeologët besojnë se kanë zbuluar mbetjet e këtij vendi të humbur prej kohësh nën kopshtin e një hoteli “Four Seasons” që po ndërtohet pranë Vatikanit.

I përshëndetur si një ‘zbulim jashtëzakonisht i rëndësishëm’, ekspertët gjetën kolona mermeri dhe suva të zbukuruara me fletë ari, gjë që i çoi ata në përfundimin se ishte teatri i Neronit.

Perandori i pestë i Romës, Nero Claudius Caesar Augustus Germanicus mbretëroi midis viteve 54 dhe 68 pas Krishtit dhe është i njohur si një nga tiranët më gjakatarë të historisë.

Ekspertët zbuluan teatrin e tij të humbur thellë nën një kopsht të rrethuar me mure në “Palazzo della Rovere”, të cilin ata e kishin gërmuar që nga viti 2020 për rinovimin e planifikuar të ndërtesës së Rilindjes me afreske.

Pjesë qeramike, rruaza të bëra me kocka dhe gota qelqi të pazakonta të shekullit të 10-të ishin midis mbetjeve, duke ofruar një pamje të rrallë të Perandorisë Romake.