fbpx

Gërvalla, Daçiqit: Ti je “Slloba i vogël”

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla i ka reaguar ashpër ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq pasi ky i fundit ia përmendi rastin e babait, e deklaratat e saj kundër UÇK-së, duke i thënë se për shkak dëshmive të saj Thaçi e Veseli po gjykohen në Hagë.

Gërvalla i tha Daçiqit se e kupton gjuhën e tij, dhe tani dhe më shumë merr kuptim pse serbët në të 90-tat e quanin atë “Slloba i vogël”.

“z.Daciq ju vetëm sa treguat sot pse njerëzit në Serbi, ju kanë quajtur në vitet e 90-ta, Slloba i vogël, një Millosheviq i vogël për shkak bosit dhe heroit tuaj, e kuptojë që jeni i zemëruar – dhe e njohë këtë gjuhë që moti e njoh. Unë nuk jam në politikën evropian që 2-3 vite, jam që shumë vite. Ju e keni të vështirë që e keni humbur Kosovën në 99-ën por që duhet të mbani retorikë të tillë dhe Populli i Serbisë nuk e meriton këtë. Por e vërteta dhemb dhe më vjen shumë keq për ju”, tha ajo në Këshillin e Sigurimit në OKB ku po diskutohej për Kosovën.

Gërvalla duke e shikuar në sy i tha Daciqit se është e bindur se duar në vrasjen e babait të saj ka Serbisë që sipas saj është kryer përmes shërbimit që Serbia dominonte.

“Folët për babin tim dhe kjo e bën më të qartë se si ju personalisht mendoni, babai im ka qenë shkrimtar dhe gazetar dhe është vrarë nga shërbimi i dominuar nga Serbia pra ish-UDB-ja ka qenë e dominuar nga Serbia dhe ky shërbim i ka bërë atentat, ka vrarë babain tim sepse ai ka dashur Kosovë të pavarur. Dhe një Kosovë e pavarur për ju personalisht gjë shumë e vështirë për tu pranuar saqë ju më përpara do të pranonit një atenat ndaj gazetarit që kërkon diçka paqësorë përmes teksteve dhe kjo tregon se ju jeni Serbia e vjetër, e Millosheviqit dhe jo Serbia e re që i duhet regjionit, Evropës”, ka thënë ministrja.