fbpx

Gani Geci përplaset me Blerim Latifin: Pse kurrë nuk ke kërkuar me zbulu vrasjen e dajës tënd?

Ish-ushtari i UÇK-së dhe ish-deputeti, Gani Geci, është përplasur me profesorin e Filozofisë, ish-kandidat të PDK-së për deputet, Blerim Latifi.

PRESSING

PRESSING

Posted by T7 on Monday, February 24, 2020

E gjitha ka nisur kur Geci ndërsa fliste nga lidhja telefonike për T7 për vrasjet e pasluftës i ka thënë Latifit pse nuk ka kërkuar me zbulu vrasjen e dajës së tij që iu ka vra në mënyrë enigmatike.

“A e ke pas dajën spiun?”, i tha Geci, Latifit. Ky i fundit ia kthej: “Je ka fol palidhje. Jeni mësu ju veç me shpif edhe me lëshu akuza pa kontroll”.

Geci vazhdoi duke i thënë Latifit: “Ti e ke pas një dajë, daja yt e ka pas emrin Jahri, mbiemrin Hajdini, ta kanë vra në mënyrë enigmatike, kurr s’ke kërku me ta zbulu vrasjen e dajës, gjithmonë i ke akuzuar të tjerët e nuk ke lyp me zbardhë”.

Latifi iu kundërpërgj Gecit duke i thënë: “Kënd e kam akuzu, pse po fol palidhje. Ai është një krim makabër që nuk është zbardhë, ai krim absolutisht nuk ka lidhje as me politikë, as me asgjë. Nuk mund të jetë pjesë e Speciales se nuk është krim politik. Jam që drejtësia e Gjykatës Speciale të merret me çdo rast nga 1999-ta e deri në ditët e sotme, që t’iu mbyllet goja profiterëve të të gjitha krahëve e partive”.