fbpx

Futbollisti shqiptar i cili i quajti m*** kosovarët, dënohet rëndë nga FSHF

Jurgen Goxha është dënuar me tetë ndeshje moslojë në Kategorinë Superiore.

Ky dënim erdhi pasi që Goxha kishte tentuar t’ia jepte fanellën e tij gjyqtarit, Orlando Kuka, gjatë barazimit 2:2 me Vllazninë, shkruan Gazeta Sheshi.

Futbollisti i Bylysit, ka reaguar në rrjetet sociale me një postim interesant: “Zoti do t’jua cojë ‘dënimin’ aty ku dhemb më shumë”.

Por, kjo nuk ishte hera e parë që ish-futbollisti i Tiranës dënohet për sjellje të pahijshme.

Vitin e kaluar, ai kishte bërë komente të rënda për kosovarët.