fbpx

Fund i hidhur për Kosovën, Irlanda e Veriut shënon fitore me përmbysje

Irlanda e Veriut ka shënuar fitore ndaj Kosovës, me rezultat 2-1, në kuadër të ndeshjes së parafundit në Grupin C të Ligës së Kombeve.

Dardanët e filluan ndeshjen furishëm duke e sulmuar tërë kohën portën e vendasve, por që pjesa e parë u mbyll pa gola.

Në pjesën e dytë, fillimisht Kosova kaloi në epërsi me Vedat Muriqin, në minutën e 58′.

Derisa, Irlanda e Veriut e barazoi rezultatin fillimisht me Gavin White, në minutën e 82′, derisa Josh Magennis ia dhuroi fitoren Irlandës së Veriut.

Kosova edhe pas humbjes mbetet në vendin e dytë me 6 pikë nga pesë ndeshje, derisa Irlanda e Veriut, pas fitores arrin koutën e pesë pikëve.